Refreni:
Çdo gjë t’vogël dhe të madhe
T’bukur dhe të mirë,
Çdo gjë që vështrojmë në botë
E bëri Perëndia.
1 Çdo lule t’but’ që hapet
Çdo zogëz që këndon,
Dhe krah’t e tij të larmë
Me t’cilët fluturon. [Refreni]
2 Çdo mal të zën’ me d’borë,
Burimet që gufojnë,
Agimin edhe muzgun
Që qiellin zbukurojnë. [Refreni]
3 Erën e ftohtë të dimrit
Dhe diellin që na ngroh,
Gjith’ frutat e lezetshëm;
I bëri ai këto. [Refreni]
4 Çdo pemë e lartë në pyjet,
Çdo fush’ ku luajm’ ne,
Kallamat që i mbledhim
Që gjejmë pran’ uj’rave. [Refreni]
5 Na dha ai sy t’i shohim,
Na dha edhe një goj’
T’rrëffejm’ sa ësht’ i madh ai
Që t’gjitha k’to krijoi. [Refreni]
Source: The Cyber Hymnal #15388