15434. Tek Kryqi I Jezusit

1 Tek kryqi i Jezusit
E zgjodha vendin tim,
Nën hijen e një të madhit shkëmb
Që mbron nga çdo mjerim;
Porsi strehim në shkretëtirë,
Ku unë mund të pushoj;
Në pisk të vapës Zoti im
Më bëri një mburojë.

2 O strehë aq e shtrenjtë,
Shpeshherë e provuar!
O vend ku dashuria
Me të drejtën u takua.
Ashtu si e pa Jakovi
Në ëndërr në Bethel,
Për mua ësht’ kryqi yt porsi
Një shkallë që çon në qiell.

3 Përtej, në anën tjetër
Të kryqit ësht’ një gropë
E gjerë dhe e thellë,
Një humnerë me terr të plotë.
Por kryqi me dy krah të zgjatur,
Si rojtar qëndron;
E nga varri i përjetëshëm
Të na shpëtojë kërkon.

4 Mbi kryqin e Jezusit
Unë ndonjëherë shikoj
Me sy të zemrës at’ njeri
Që aq për mua pësoi.
Nga zemra e zhuritur
E pranoj unë, duke qarë,
Dashurinë e tij t’shpërblyeshme
Për mua, një mëkatar.

5 Në fresk të hijes së kryqit,
Sa dua, o Zot, të rri.
S’më duhet asnjë tjetër dritë,
Veç kjo që vjen nga ti.
Shkëlqimin e k’saj bote unë
S’e mbaj më si fitim;
Mëkati im për mua ësht’ turp,
Në kryq ësht’ lavdi im!

Text Information
First Line: Tek kryqi i Jezusit
Title: Tek Kryqi I Jezusit
English Title: Beneath the cross of Jesus
Author: Elizabeth C. Clephane
Translator: Jan Foss, 1954-
Meter: 76.86.86.86
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: ST. CHRISTOPHER
Composer: Frederick Charles Maker
Meter: 76.86.86.86
Key: D♭ Major
Copyright: Public Domain



Media
Adobe Acrobat image: PDF
MIDI file: MIDI
Noteworthy Composer score: Noteworthy Composer Score
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us