15430. Qytet I Vogël, Bethlehem

1 Qytet i vogël, Bethlehem,
Sa shumë i heshtur je!
Yje të qetë ndriçojnë nga qiejt
Mbi ty gjersa ti fle.
Në rrug’t e tua të err’ta
Një dritë e re u gdhi,
Se Shpresa e gjithë njerëzve
Ka lindur sot tek ti.

2 O yje të mëngjesit
T’këndojmë me ju dhe ne.
Lavdi në qiell atij që sjell
Pajtim gjithë njerëzve.
U lind nga një virgj’reshë
K’të natë Zoti vet.
Me çfar’ habi këtë çudi
E v’renin engjëjt krejt.

3 Ashtu si erdhi qetas ai
Atë natë në Bethlehem,
Dhe kjo dhuratë që zbret nga lart
Tek zemrat tona vjen.
Askush nuk e dëgjon dot,
Por në k’të botë plot faj
Fajtorët i pranon tani
Që kthehen prapë tek ai.

4 O djalë i shenjtë, o djalë hyjnor,
Zbrit poshtë në vatrën tonë.
Çdo faj dëbo, çdo gjë ndrysho,
Që t’rrosh tek ne gjithmonë.
Me g’zim at’ lajm dëgjuam,
Që engjëjt na kanë sjellë.
Na u zbulo, tek ne bano,
O Zot Emanuel!

Text Information
First Line: Qytet i vogël, Bethlehem
Title: Qytet I Vogël, Bethlehem
English Title: O little town of Bethlehem
Author: Phillips Brooks
Translator: Jan Foss, 1954-
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: [Qytet i vogël, Bethlehem]
Composer: Lewis H. Redner
Key: F Major or modal
Copyright: Public Domain



Media
MIDI file: MIDI
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us