15414. Një Natë, Kur Ca Barinj

1 Një natë, kur ca barinj të thjesht’
Mbi tufat bënin rojë,
Një engjëll u afrua dhe
Lavdia i rrethoi.

2 "Mos kini frikë!" tha ai, se u
Tmerruan shumë ata.
"Një lajm të mirë dhe g’zim të madh
Ju sjell për botën mbarë."

3 Për ju u lind një shpëtimtar
I squar në Bethlehem:
Jezusi, Zoti Perëndi,
Tek ju si foshnjë vjen.

4 K’të shenj’ unë do t’ju jap: ai gjindet
Në një stall’ të vrazhd’,
Me rripa stofi të mbështjell’,
I shrirë në një grazhd.

5 At’herë bashk’ me engjëllin
U dukën, plot gëzim,
Shumica engjëjsh që e
Lavdëronin Perëndinë.

6 Lavdi në më të lartin qiell
Dhe paqja qoft’ mbi dhe,
Shpëtimi dhe pajtimi sot
Të gjithë njerëzve.

Text Information
First Line: Një natë, kur ca barinj të thjesht’
Title: Një Natë, Kur Ca Barinj
English Title: While shepherds watched their flocks by night
Author: Nahum Tate
Translator: Jan Foss, 1954-
Meter: CM
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: WINCHESTER OLD
Meter: CM
Key: F Major or modal
Source: Whole Book of Psalmes, by Thomas Est, 1592
Copyright: Public Domain



Media
Adobe Acrobat image: PDF
MIDI file: MIDI
Noteworthy Composer score: Noteworthy Composer Score
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us