15395. Engjëjt Na Kumtojn’ Tani

1 Engjëjt na kumtojn’ tani
Lindjen e një mbreti t’ri.
Se u hapet mundësia
T’kthehemi tek Perëndia.
Kombet gjith’, me brohorim,
Merrni pjesë në k’të festim!
"Shpëtimtari", le t’rrëfejmë,
"Na u lind në Bethlehem."
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

2 Qielli ty të adhuron,
Ty, o Krisht, përjetë, gjithmonë;
Se u poshtërove ti
Për t’u lindur si njeri.
Perëndi i mishëruar!
Zoti ynë na ësht’ afruar!
U kënaqe ti mbi dhe
Të jetosh ashtu si ne.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

3 Eja, Bir i Perëndisë!
Eja, Diell i drejtësisë!
Jet’ dhe drit’ prej teje vijnë;
Çdo njeriu sjell shërim.
Ti lavdinë e vet e le
Për t’na dhën’ një jet’ të re.
Lindja për të dytën herë
Seç u jepet njerëzve.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

Text Information
First Line: Engjëjt na kumtojn’ tani
Title: Engjëjt Na Kumtojn’ Tani
English Title: Hark, the herald angels sing
Author: Charles Wesley
Translator: Jan Foss, 1954-
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: [Engjëjt na kumtojn’ tani]
Composer: Felix Mendelssohn
Key: F Major or modal
Copyright: Public Domain



Media
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us