15388. Çdo Gjë T'vogël Dhe Të Madhe

Refreni:
Çdo gjë t’vogël dhe të madhe
T’bukur dhe të mirë,
Çdo gjë që vështrojmë në botë
E bëri Perëndia.

1 Çdo lule t’but’ që hapet
Çdo zogëz që këndon,
Dhe krah’t e tij të larmë
Me t’cilët fluturon. [Refreni]

2 Çdo mal të zën’ me d’borë,
Burimet që gufojnë,
Agimin edhe muzgun
Që qiellin zbukurojnë. [Refreni]

3 Erën e ftohtë të dimrit
Dhe diellin që na ngroh,
Gjith’ frutat e lezetshëm;
I bëri ai këto. [Refreni]

4 Çdo pemë e lartë në pyjet,
Çdo fush’ ku luajm’ ne,
Kallamat që i mbledhim
Që gjejmë pran’ uj’rave. [Refreni]

5 Na dha ai sy t’i shohim,
Na dha edhe një goj’
T’rrëffejm’ sa ësht’ i madh ai
Që t’gjitha k’to krijoi. [Refreni]

Text Information
First Line: Çdo lule t’but’ që hapet
Title: Çdo Gjë T'vogël Dhe Të Madhe
English Title: Each little flower that opens
Author: Cecil F. Alexander
Translator: Jan Foss, 1954-
Refrain First Line: Çdo gjë t’vogël dhe të madhe
Meter: 76.76 D
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: ROYAL OAK
Arranger: Martin Shaw
Meter: 76.76 D
Key: G Major or modal
Source: 17th Century English Tune
Copyright: Public Domain



Media
Adobe Acrobat image: PDF
MIDI file: MIDI
Noteworthy Composer score: Noteworthy Composer Score
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us